Fundamenti

Policia e Gjilanit takohet me Këshillin Lokal për Siguri Publike në Cërrnicë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Qëllimi i këtij takimi ishte shqyrtimi dhe diskutimi i çështjeve të sigurisë publike, identifikimi i sfidave aktuale dhe bashkëpunimi për zgjidhjen e tyre në mënyrë efektive.

Të martën në ambientet e shkollës së fshatit Cernicë të komunës së Gjilanit, Komandanti i Stacionit Policor Gjilan Major Agim Lipovica së bashku me Njësitin Sektorial dhe të Komunitetit të Stacionit Policor Gjilan në vazhdën e implementimit të detyrave dhe angazhimeve, kanë mbartur një takim me përfaqësuesit e Këshillit Lokal për Siguri Publike të fshatit Cërnicë.

Në këtë takim pjesëmarrës kanë qenë edhe përfaqësues nga misioni i OSCE në Kosovë.

UBT

Qëllimi i këtij takimi ishte shqyrtimi dhe diskutimi i çështjeve të sigurisë publike, identifikimi i sfidave aktuale dhe bashkëpunimi për zgjidhjen e tyre në mënyrë efektive.

Gjatë këtij takimi është zgjedhur edhe kryetari i ri i këtij këshilli dhe disa anëtarë të rinjë, pjesëtarë nga ky lokalitet.

Përfaqësuesit e këtij këshilli gjatë këtij takimi shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e ngushtë dhe përkushtimin e Policisë së Kosovës për adresimin e shqetësimeve të qytetarëve dhe angazhimit të Policisë për krijim të një ambient të qetë dhe sigurt për të gjithë njoftoi policia e Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.