ARKATANA

Policia e Gjilanit porosit tifozët “Intelektualët” e “Skifterat”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Derbi lokal në mes Dritës e Gjilanit, ndeshje e cila do të zhvillohet të shtunën duke filluar nga ora 17:00, ka zgjuar kërshërinë e shumë dashamirëve të futbollit jo vetëm në Gjilan por edhe më gjerë.

Ky derbi ka një peshë të veçantë në renditjen tabelare, por tifozët e dy klubeve “Intelektualët” dhe “Skifterat”, nuk do të kenë mundësi ti përcjellin skuadrat e zemrës së tyre nga shkallët e stadiumit.

Një kënaqësi të tillë shumë dashamirve të futbollit ja ka pamundësuar pandemia e pa dukshme COVID-19, e cila në gjithë rruzullin tokësor e ka bërë jetën të kufizuar.

United Hospital

Shërbimi Policor i Kosovës nga Rajoni i Gjilanit, ka një porosi të veçantë për tifozët “Intelektualët” e “Skifterat”, dhe shumë dashamir të futbollit në ndeshjen Drita-Gjilani.
“Jemi në një situatë jo të volitshme me rastin e pandemisë COVID-19, për derbin i cili do të zhvillohet të shtunën në mes Dritës e Gjilanit jemi të vetëdijshëm se ka një interesim të veçantë nga shumë dashamirë të futbollit. Ne si institucion kemi marrë vendim për të gjithë tifozët që ja mësyn stadiumit do të rikthehen mbrapa, nuk do të ketë asnjë tifoz rreth stadiumit ose në objektin e shkollës së muzikës, nuk do të ketë defilim të tifozëve rrugëve të Gjilanit pasiqë jemi në një situatë pandemike, e gjithë kjo ndërrmirret duke i respektuar rregullat e Institutit të Shëndetësisë së Kosovës dhe duhet na kuptuar se ne asgjë nuk kemi me tifozët por vetëm qëllim preventivë për të mirën e tyre e të qytetarëve, ndërsa prestarët tanë të policisë do ta kryejnë punën e tyre konform me ligjin”, ka bërë të ditur zëdhënsi Rajonal i Policisë së Gjilanit, toger Ismet Hashani.

Gjatë historikut të derbit në mes dy rivalve të qytetit kjo është hera e dytë që zhvillohet pa praninë e shikuesve, një gjë e tillë kishte ndodhur me 22 prill të vitit 2012, në këtë përballje kishte fituar Gjilani me rezultat 2-1./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.