Fundamenti

Policia e Gjilanit po implementon projektin “Siguria në rrugë”

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Policia e Kosovës në kuadër të strategjisë “policimi në komunitet”, njësitet për komunitet nga Stacioni Policor në Gjilan janë në implementim e sipër të Projektit “siguria në rrugë”.

Ligjëratat po mbahen në bashkëpunim të ngushtë me njësinë e trafikut rajonal, dhe drejtorin e Arsimit në Gjilan.

Të martën është mbajt ligjërata e radhës në shkollën fillore “Thimi Mitko”. Bashkë me Policinë e Kosovës ishte edhe koordinatorja e edukimit shëndetësor, në klasat e para për t`i njoftuar fëmijët me rregullat themelore të komunikacionit.

Uji Dea

Nxënësit edhe pse ka qenë hera e parë që vijnë në shkollë dhe marrin këto informata nga Policia e Kosovës ata e kanë mirëpritur policin në shkollën e tyre duke përgatitur edhe punimet e tyre për punën që bënë policia me disa nga shenjat në komunikacion.

Ligjëratat aktualisht janë duke u mbajtur në shkollën fillore “Thimi Mitko” këtu në Gjilan me synim edhe të vazhdimit nëpër shkollat tjera thuhet në njoftimin e Ismet Hashanit./rajonipress/