FITORJA

Policia e Gjilanit në teren në parandalim të aksidenteve dhe masave kundër Covid-19

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, ka vazhduar me aksionet e saja në identifikim të kundërvajtësve të ndryshëm me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor. Ky aksion, po realizohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor si dhe nga Njësitet e Stacioneve Policore në rrugët magjistrale dhe lokale në rajonin e Gjilanit.

Patrullat e policisë, nëpër lokacione të ndryshme, identifikojnë drejtuesit të cilët shkaktojnë kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, të njëjtit ndalohen dhe u shqiptohen gjoba kundërvajtësve, sipas ligjit të komunikacionit rrugor në fuqi.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve, policia rajonale, përfshire këtu edhe shtatë stacionet policore, nga data 01-11 Janar 2022, kanë shqiptuar këto kundërvajtje:

Lloji i kundërvajtjeve për të cilat janë shqiptuar gjoba kanë të bëjnë me: mosrespektimi i shpejtësisë së kufizuar, tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, drejtimi i mjetit pa patentë shofer, kalimi i afatit të regjistrimit mospërdorim i rripit të sigurisë, përdorimi i telefonit gjatë ngasjes mungesë e posedimit të pajisjeve dimërore si dhe kundërvajtje tjera të ndryshme bazuar në ligjin e trafikut rrugor. Për këto kundërvajtje gjatë kësaj periudhe kohore në total janë shqiptuar 1552 gjoba.

Eco Higjiena

Policia e Kosovës krahas kontrolleve në komunikacionin rrugor vazhdon edhe me aktivitete të përbashkëta me inspektorët kompetent për zbatimin e Ligjit nr. 07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës dhe nga data: 01-11 Janar 2022 në Drejtorinë Rajonale, Gjilan janë shqiptuar 815 gjoba ndaj personave fizik dhe juridik të cilët nuk kanë zbatuar këto masa.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara në komunikacionin rrugor dhe zbatimin e masave kundër Covid-19 edhe në ditët në vijim.
Apelojmë të të gjithë qytetarët që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit rrugor dhe masat kundër Covid-19.

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës, Gjilan po ashtu fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë duke njoftuar menjëherë policinë për rastet kriminale dhe kundërvajtëse, stacionin policor më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë : 192 , 038/50 80-7095. Të dhënat e juaja do të jenë konfidenciale thuhet në njoftimin e Ismet Hashani, zëdhënës Rajonal i Policisë së Kosovës, në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.