UBT

Policia e Gjilanit në kërkim të personit të dyshuar për zjarrëvënie

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Personi në foton e bashkangjitur është i dyshuar për përfshirje në veprën penale “Zjarrëvenie” i ndodhur në qytetin e Gjilanit dhe i njëjti deri më tani nuk është arritur të identifikohet.

Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetit apo vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Uji Dea

Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në ligjin për publikimin e imazheve-fotografive dhe shënimeve të tjera të personit të kërkuar dhe në bazë të autorizimit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim të identifikimit dhe arrestimin e të dyshuarit, lëshon këtë, kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat.

Personi në foton e bashkangjitur është i dyshuar për përfshirje në veprën penale “Zjarrëvenie” i ndodhur në qytetin e Gjilanit dhe i njëjti deri më tani nuk është arritur të identifikohet./rajonipress/