Fundamenti

Policia e Gjilanit nderon për bashkëpunim personalitete nga sfera të ndryshme

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Komandanti i Stacionit Policor Gjilan Major Agim Lipovica me datën 29.12.2023 ka ftuar në takim përmbyllës për vitin 2023 përgjegjës institucional, arsimor, fetar e qytetarë të komunës së Gjilanit.

Në shenjë falënderimi nga Major Lipovica janë ndarë mirënjohje për bashkëpunimin me Policinë e Kosovës në Gjilan për z. Bejtullah Osmani – Drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim, z.Sami Hoxha – ish drejtor i shkollës së mesme Gjimnazi Shoqëror “Zenel Hajdini” në Gjilan, z. Demush Vokshi – përfaqësues i lagjes “Arberia”, z. Radivoje Zivkovic – përgjegjës për objektit fetar ortodoks në Gjilan, qytetarit z. Gëzim Abazi, qytetarit z. Arbër Hasani dhe Brigadës së Zjarrfikësve në Gjilan.

Mobi Casa

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan është e përkushtuar për krijim të një ambienti të qetë dhe të sigurte për të gjithë qytetarët./rajonipress/