Policia e Gjilanit nderon me mirënjohje dy polic të EULEX-it

Gjilan – Dy monitoruesit e EULEX-it Bengt Persson nga Suedia dhe Ivailo Petrov nga Bullgaria vizituan Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan në vizitën e tyre lamtumirës në përfundim të misionit të EULEX-it.
Ata i priti Zëvendës Drejtori Rajonal Nënkoloneli Shaban Azizi i cili i falënderoi për përkrahjen dhe monitorimin nga misioni i EULEX-it gjatë këtyre 10 viteve sa zgjati ky mision në Kosovë.
Me këtë rast në shenjë respekti për përkushtimin dhe punën e bërë dy monitoruesit e EULEX-i, u nderuan me mirënjohje falënderuese./rajonipress/