ARKATANA

Policia e Gjilanit me plan operativ “Siguria në komunikacion”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Me qellim që të preventojmë dhe krijojmë siguri në komunikacionin rrugorë, Policia e Kosovës , njësitë e trafikut rajonal në Gjilan, vazhdojnë me aktivitete për parandalimin e aksidenteve në komunikacion, duke realizuar planin operativ “Siguria në komunikacion”.

Gjatë zbatimit të detyrave për identifikimin e kundërvajtjeve të ndryshme si për “rrip të sigurisë”, “ngarkesë jo të siguruar gjatë transportit”, “mungesa e dokumenteve përkatëse”, “gjendje teknike jo të rregullt e automjetit” , “drejtim i automjetit nën ndikim të alkoolit”,”tejkalimi në vi të plotë”, e kundërvajtje të tjera policia e trafikut rrugor në rajonin e Gjilanit për periudhën kohore 01 korrik deri me 18 korrik 2021 ka shqiptuar gjithsejtë njëmijë e treqind e njëzet (1320) gjoba trafiku për kundërvajtje në total.

Vlen të ceket se nga ky numër i kundërvajtjeve janë konfiskuar gjithsejtë shtatëmbëdhjetë (17) patentë shofer.

Aktivitete të ngjashme për sigurinë në komunikacionin rrugor do të ketë në vazhdimësi.

FIDANISHTJA

Policia e Kosovës falënderon qytetarët dhe mediat për ndihmën që po ofrojnë në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshme, dëshmi që po dërgohen të faktuara përmes fotove dhe videoingjizimeve të ndryshme .

Kryesisht kundërvajtjet që po identifikohen si “tejkalimi në vijë të plotë”, “përdorimi i telefonit gjatë vozitjes”, “kontrollimi i motoçikletave” pa dokumente valide etj.,kontrollet do të vazhdojnë në të gjitha rrugët por edhe në vetë qytetin e Gjilanit, duke e monitoruar rrjedhën e trafikut edhe përmes Dronit të autorizuar nga kompetentët.

Policia e Kosovës është e përkushtuar për krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurtë për të gjithë thuhet në njoftimin e Ismet Hashanit./ajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.