UBT

Policia e Gjilanit me fushatë vetëdijësuese “Festo me zemër, jo me armë”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Duke marrë parasysh që festat e fund vitit po afrohen njësiti i policisë në komunitet stacioni policor në Gjilan me qellim të sensibilizimit të qytetareve për mos përdorimin e mjeteve piroteknike ka filluar me vendosjen e postereve “FESTO ME ZEMER JO ME ARME”.

Posteret janë vendosur në pjesët më të frekuentuara nga qytetarët me qëllimin që ata të kenë mundësi t`i shohin dhe lexojnë ato dhe te marrin njohuri edhe për intervalin e lejuar të shitjes dhe përdorimit të kontrolluar te tyre.

Pjesë e kësaj fushate është edhe shtimi i prezencës policore në ambiente të hapura, në sheshe, qendra tregtare, në lokale të ndryshme, ku mbahen organizime festive, si dhe në trafikun rrugor që festat e fund vitit të kalojnë pa incidente dhe aksidente në rrugë.

Uji Dea

Policia përmes kësaj fushate apelon te qytetarët që të shtojnë kujdesin për sigurinë e tyre dhe të tjerëve.

Përdorimi i armëve në festa dhe gëzime mund të shndërrohet në tragjedi, po ashtu është edhe e ndaluar me ligj. Policia Rajonale e Gjilan do të shpërndajë fletëpalosje dhe do të vazhdoj me këto aktivitete edhe në komunat tjera: Viti, Dardanë, Ranillug, Novobërdë, Kllokot dhe Partesh, me qëllim parandalimin e incidenteve të mundshme thuhet në njoftimin e Ismet Hashanit./rajonipress/