FIDANISHTJA

Policia e Gjilanit me apel: Mbrojtje nga mashtrimet përmes internetit

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan ngre shqetësimin se ka një rritje të numrit të mashtrimeve të kryera nëpërmjet internetit përgjatë kohëve të fundi ku së paku kemi të raportuar tri raste të mashtrimit të kësaj natyre ku qytetarët janë mashtruar me shuma të konsiderueshme të parave. Me këtë rast informon qytetarët dhe subjektet private se nga Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, po merren të gjitha masat për parandalimin e rasteve të ngjashme por edhe evidentimin dhe kapjen e autorëve për rastet e ndodhura.

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan kërkon dhe bënë apel tek qytetarët, subjektet afariste të bëjnë kujdes për sa i përket ekspozimit të dhënave të tyre personale e bankare në mjediset e jetës së përditshme, por edhe kur merrni kërkesa të ndryshme gjatë periudhës që ndodheni duke kërkuar në internet të mos bini pre nga mashtrimeve të ndryshme të cilët kanë qëllim vjedhjen apo manipulimin e fondeve tuaja nga llogari bankare dhe formave të tjera.

Në rast se merrni kërkesa për kryerjen e pagesave në llogari bankare të ndryshme, duhet të verifikoni paraprakisht me mjete të tjera komunikimi nëse llogaria i përket vërtetë personit tek i cili dëshironi të bëhet destinimi.

Hidromorava

Po ashtu duhet të bëni kujdes edhe gjatë dhënies së kodeve të hyrjes për llogaritë e juaja të rrjeteve sociale, postës elektronike si dhe çdo program tjetër i cili mundëson hyrjen nëpërmjet kodeve të sigurisë.

Duke shpresuar se do të gjejmë mbështetje të plotë nga ana e qytetarëve, medieve, por edhe subjekteve private, sugjerojmë të mos neglizhohet asnjë rast i dyshuar apo evidentuar nga ana e juaj, duke u drejtuar në mënyrë të menjëhershme në policinë e Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.