ARKATANA

Policia e Gjilanit me aktivitete për siguri në trafikun rrugor

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Me datën 02.02.2024 njësiti rajonal i trafikut rrugor Gjilan së bashku me njësitin për komunitet të Stacionit Policor Gjilan ka zhvilluar një fushatë vetëdijësuese me nxënës. Kjo fushë vetëdijesimi synon të nxisë ndërgjegjësimin dhe veprimin e përbashkët për të siguruar një mjedis më të sigurt për fëmijët.

Gjatë kësaj fushate tek pjesëmarrësit në trafikun rrugor janë shpërndarë fletëpalosje me thirrje për respektim të shpejtësisë dhe rregullave të trafikut, duke u bërë thirrje ngasësve të automjeteve që me respektim të shpejtësisë dhe rregullave të trafikut, e sidomos në zonat ku ndodhen fëmijët mund të kontribuojmë në uljen e aksidenteve me pasoja tragjike, po ashtu fëmijët dhe nxënësit janë informuar rreth rrezikut të trafikut rrugor, njoftimin rreth rregullave themelore të trafikut dhe sjelljes së sigurt në rrugë, inkurajimin e tyre për përdorim të trotuareve gjatë ecjes dhe kufizimit të përdorimit të rrugës vetëm atëherë kur është e nevojshme, shtegtimi i rrugës në vendkalime të shënjuar për këmbësorë, njohja me semaforët e këshilla të tjera.

ARKATANA

Përgjegjësia për sigurinë e fëmijëve është e përbashkët, për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor. Të gjithë së bashku, mund të bëjmë ndryshime pozitive dhe të kujdesemi për të ardhmen e fëmijëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.