Policia e Gjilanit konfiskon patentë shoferët me vendim të Gjykatës
Gjilan – Policia e Kosovës njësitet e Trafikut Rajonal në Gjilan deri më tani i kanë konfiskuar tetë patentë shofer nga vozitësit ndaj të cilëve kanë qenë të shqiptuara Aktvendimet e Plotë fuqishme të Gjykatës për ndalim të drejtimit të automjeteve në kohë zgjatje deri në dy vite ndalesë për drejtim të automjetit për kategori përkatëse shpjegon Ismet Hashani.
Që nga gjysma e dytë e muajit janar 2016 Gjykata Themelore në Gjilan në rastet e ndryshme të Aksidenteve, por edhe në raste tjera kundërvajtëse siç është tejkalimi i tepruar i shpejtësisë dhe kundërvajtje të tjera ka shqiptuar dënime kryesore konform peshës së rasteve.
Krahas dënimeve kryesore, në shumë raste nga ana e Gjykatës me akt vendim të formës së prerë përveç dënimeve kryesore janë shqiptuar edhe dënime plotësuese, marrja e të drejtës për drejtim të automjetit në kohë zgjatje deri në dy vite.
Në momentin kur këto vendime i dërgohen Policisë së Trafikut, thirren vozitësit përkatës dhe atyre menjëherë u konfiskohen patentë shoferët konform vendimeve të Gjykatës Themelore.
Policia e Kosovës njësitet e Trafikut Rajonal në Gjilan deri më tani i kanë konfiskuar tetë patentë shofer nga vozitësit ndaj të cilëve kanë qenë të shqiptuara Aktvendimet e Plotë fuqishme të Gjykatës për ndalim të drejtimit të automjeteve në kohë zgjatje deri në dy vite ndalesë për drejtim të automjetit për kategori përkatëse shpjegon Ismet Hashani.
Patentë shoferët e konfiskuar nga Policia e Kosovës i dorëzohen Divizionit të patentë Shoferëve në MPB tha Hashani./rajonipress/


