Fundamenti

Policia e Gjilanit kërkon përkrahje më të madhe nga MPB-ja

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Të mërkurën në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan për një vizitë pune ka qëndruar Izmi Zeka. Zeka është pritur nga zëvendës Drejtori Rajonal Nënkolonel Shaban Azizi bashkë me epror rajonal i cili e njoftoi Zekën lidhur me situatën e sigurisë në rajon dhe për punën e angazhimet që janë duke ë bërë për ofrimin e një ambienti sa më të sigurtë për jetë dhe punë të të gjithë qytetarëve.

Në takim u përmendën rezultatet e punës dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Policia gjatë kryerjes së detyrave të përditshme.

Zeka inkurajoi stafin Rajonal të policisë në Gjilan për të vazhduar me trendin e punës në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit dhe dukurive tjera negative.

Uji Dea

Theks i veçantë iu kushtua luftimit të narkotikëve, vjedhjeve dhe aksidenteve në trafikun rrugor.

Nga nënkoloneli Azizi u theksua nevoja e përkrahjes më të madhe nga MPB për krijimin e kushteve më të mira të punës dhe mbështetje më e madhe logjistike në vetura dhe pajisje tjera të domosdoshme për punë thuhet në njoftimin e policisë së Gjilanit./rajonipress/