Eko Higjiena

Policia e Gjilanit ka shqiptuar 5922 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Po ashtu kjo njësi gjatë këtij muaji ka implementuar edhe planin operativ “Makineria bujqësore – Mjetet e punës” duke shqiptuar kundërvajtje ndaj vozitësve të mjeteve motorike bujqësore të cilët gjatë kontrollit kanë rezultuar se nuk janë duke qarkulluar konform rregullave të trafikut rrugor.

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore nga kjo drejtori gjatë muajit Tetor 2022 në vazhdën e implementimit të planit operative “Siguria në trafikun rrugor” kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë (7) komuna.

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar pesëmijë e nëntëqind e njëzet e dy (5922) gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik.

Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor gjatë këtij muaji në vazhdën e implementimit të planeve operative “Kontrolli teknik i jashtëzakonshëm i automjeteve” ka dërguar në Qendrat e Kontrollit Teknik shumë automjete dhe për automjetet të cilat me procesverbal nga këto qendra janë konstatuar me parregullsi teknike janë përjashtuar nga trafiku ku ndaj vozitësve të këtyre automjeteve janë ndërmarrë masa ligjore.

Uji Dea

Po ashtu kjo njësi gjatë këtij muaji ka implementuar edhe planin operativ “Makineria bujqësore – Mjetet e punës” duke shqiptuar kundërvajtje ndaj vozitësve të mjeteve motorike bujqësore të cilët gjatë kontrollit kanë rezultuar se nuk janë duke qarkulluar konform rregullave të trafikut rrugor.

Nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan janë ndërmarr aktivitete edhe në:
• Hetim i gjashtëdhjetë e shtatë (67) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale,
• Hetim i gjashtëdhjetë e katër (64) aksidente të komunikacionit me të lënduar,
• Konfiskuar i gjashtëdhjetë e dy (62) patentë shofer,

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore të DRP Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet./rajonipress/