UBT

Policia e Gjilanit ka filluar të implementojë projektin “Targat”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Policia e Kosovës, njësitet e policisë në Komunitet dhe ato të trafikut Rajonal në Gjilan në gjithë zonën e përgjegjësisë kanë filluar implementimin e Projektit “Targat”. Policia e Kosovës, njësitet e Trafikut Rajonal dhe njësitet Policisë në Komunitet kanë dalë në teren dhe kanë biseduar me qytetar në lokacione të ndryshme ku përdoren targat e regjistrimit të lëshuara nga Serbia.

Qytetarët janë informuar saktë nga ana e oficerëve policor për mënyrën e vendosjes së Stikersave në targat e regjistrimit. Bazuar në raportimin e aktiviteteve në projektin “Targat” të datës 05.10.2021 janë bërë shtatë (7 ) vizita në lokacione të ndryshme në shtat Komunat e DRP-së Gjilan.

Fundamenti

Gjithsej janë kontaktuar tridhjetë e shtatë (37) persona të cilët kanë premtuar se do të veprojnë në bazë të vendimit të qeverisë dhe do të informojnë edhe persona të tjerë për të vepruar në harmoni me vendimin e qeverisë së Kosovës për targat e automjeteve.

Policia e Kosovës në çdo kohë është e gatshme të japë informata të nevojshme të gjithë qytetarëve lidhur me këtë çështje, në mënyrë që vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës të implemetohet saktë si e parasheh ligji në targat ka njoftuar Ismet Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.