Fundamenti

Policia e Gjilanit godet organizimin e skemave Piramidale dhe Bixhozit të paligjshëm

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Policia e Kosovës njësiti i Krimeve Ekonomike dhe Antikorrupsion nga Shtabi qendror që veprojnë në Gjilan, në bashkëpunim me inspektorët në kuadër të ATK-së kanë kontrolluar disa subjekte afariste, si bastore sportive për të cilat dyshohet se ishin duke zhvilluar veprimtarinë e tyre kundërligjshëm. Gjatë kontrollit është konstatuar se këto bastore kanë qenë të kompanisë “TOTO SPORT”, ku gjatë kontrollimit të tyre është vërtetuar se janë të pacilësuara si pika dhe për këtë nga inspektoret në njërën nga këto dy pika është shqiptuar një gjobë mandatore prej 2000 €, të tri pikat e këtyre lokaleve janë mbyllur duke iu vendosur shiritin për mbyllje deri ne momentin e rregullimit te dokumentacionit.

Me pas është kontrolluar edhe një lokal tjetër i lojërave të fatit bastore sportive “Kosova bast” e cila ishte në të njëjtin objekt me të tjerat, aty janë gjetur dy shtëpiza kompjuterike të lojërave, ”Keno” dhe “Dog Bet”, lojëra këto që janë të ndaluara me ligj.

Pronarit të këtij lokali nga ana e inspektoreve të ATK-së iu është shqiptuar gjoba prej 3000 € dhe lokali iu është mbyllur.

Eco Higjiena

Të gjitha pajisjet me të cilat janë zhvilluar këto lojëra janë sekuestruar përkohësisht si prova materiale. Lidhur me këtë operacion është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Rasti nën hetime njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.