Mobi Casa

Policia e Gjilanit godet një rrjet kriminal që merrej me inskenimin e aksidenteve

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Zyrtarët Policor Hetues në njësinë e Aksidenteve Ismet Kryeziu dhe Zyrtari i Stafit Civil Punonjës në zyrën e SIPK-ut Rexhep Ajeti, në njësitin e Trafikut Rajonal të Policisë së Kosovës në Gjilan, pas një pune mirë të organizuar, përmes rrugëve operative kanë ardhur deri te të dhëna të besueshme duke zbuluar një rrjet kriminal të organizuar dhe strukturuar rreth inskenimeve të aksidenteve të pa qenë apo të paramenduara me qëllim të përfitimit material nga kompanitë e sigurimeve për vete dhe të tjerët.

Zyrtarët policor pas verifikimeve, ndaj rreth dyzet (40) personave të dyshimtë, në lidhje me përfshirjen e tyre në një numër të madh të aksidenteve të inskenuara, kanë siguruar të dhëna të qëndrueshme që lidhen mbi dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë bërë manipulime me këso lloje të aksidenteve në gjithë territorin e Kosovës. Këto të dhëna janë kompletuar dhe janë përcjellë në njësitet e hetimeve rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan për hetime të mëtutjeshme, ku si rezultat i këtyre hetimeve me vendim të Prokurorisë në Gjilan veç janë arrestuar deri më tani trembëdhjetë (13) persona të dyshuar në mesin e dyzet (40) të dyshuarve ndaj të cilëve do të rëndojnë kallëzime penale për “Legalizim të rremë”, dhe “Manipulim me prova”.

Uji Dea

Për punën e mirë të bërë zyrtarët policor me 21 dhjetor 2017 janë shpërblyer me mirënjohje nga Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës është e përkushtuar në luftimin e pa kompromiset të çfarëdo lloj forme të kriminaliteti dhe abuzimit me ligjin thuhet në njoftimin e Ismet Hashanit zëdhënës i policisë në Gjilan./rajonipress/