Mobi Casa

Policia e Gjilanit edukon nxënësit në luftën kundër dukurive negative në shoqëri

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Të martën rreshterja Sahadete Sadiku, njësiti policia në komunitet, Stacioni policor në Gjilan, ka pritur në takim përfaqësues të “Këshillit të nxënësve” nga shkolla e mesme Gjimnazi Natyror ”Xhavit Ahmeti“ në Gjilan.

Arsyeja e vizitës ishte bashkëpunimi me policinë në komunitet për fillimin e ligjëratave kundër dukurive negative në shoqëri. Kësaj radhe pjesë e ligjëratës bashkë me oficerët e Policisë së Kosovës (PK), do të jenë edhe nxënësit pasi që kishin marrë trajnime adekuate për këtë temë.

Uji Dea

Po ashtu këshilli i nxënësve u koordinuan me Policinë e Kosovës që këto aktivitetet të zhvillohen kryesisht shkolla por edhe me komunitetin nëpër bashkësi lokale. Policia e Kosovë me përkushtim punon dhe vepron në të mirë të qytetarëve të vet thuhet në njoftimin e policisë./rajonipress/