Uji Dea

Policia e Gjilanit e përkushtuar për ta luftuar korrupsionin në të gjitha nivelet

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Policia e Kosovës njësitet e specializuara kundër krimeve ekonomike dhe antikorrupsion, Drejtoria kundër krimeve ekonomike dhe anti korrupsion nga Prishtina, të martën kanë mbajtur një ligjëratë në Universitetin shtetëror “Kadri Zeka” në Gjilan me moton “Lufta kundër korrupsionit”.

Në ligjëratën përmbajtësore ku panelist kanë qen epror të Policisë së Kosovës, nga shtabi qendror, Drejtoria anti korrupsion, kanë marr pjesë mbi pesëdhjetë pjesëmarrës të këtij universiteti publik: student, profesor universitar, dhe nga shoqëria civile.

Uji Dea

Interesimi ka qen jashtëzakonisht i lartë, ku shihet se ekziston një gatishmëri e lartë që “Korrupsioni”, kjo dukuri shkatërruese për shoqërinë do të luftohet dhe goditet nga të gjitha shtresat e shoqërisë.

Policia e Kosovës do të jetë e pa kompromis në këtë drejtim dhe së bashku me faktor tjerë relevant do të punojë për krijimin e një ambienti prosperues për të gjithë dhe për zero tolerancë ndaj “Korrupsionit dhe krimit” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./rajonipress/