Eko Higjiena

Policia e Gjilanit e kënaqur me ekspozitën e institucioneve të sigurisë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ekspozita është vizituar nga numër i madh qytetarësh e veçanërisht nga fëmijë të etnive të ndryshme që jetojnë në komunën e Gjilanit.

Në qytetin e Gjilanit, lagja Dardania te “Çerdhja e re e fëmijëve”, në rrugën “Muharrem Ibrahimi”, KFOR-i, Policia e Kosovës, FSK, Zjarrfikësit kanë mbajnë një ekspozitë/ prezantim për fëmijë dhe qytetarë të komunës së Gjilanit.

Ngjarja, ka filluar nga ora tetë e mëngjesit dhe ka zgjatur deri rreth orës 11:00.
Qëllimi dhe mesazhi i këtij eventi ka qenë që qytetarët e Gjilanit, fëmijë dhe prindër, të njihen për së afërmi me institucionet e Sigurisë së vendit dhe mjetet e tyre të punës së përditshme.

Uji Dea

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Kryetari i Komunës së Gjilanit dhe personalitete tjera të drejtorisë së Arsimit kanë mbjellë një pemë paqeje në oborrin e Çerdhes së fëmijëve si simbolik për një vend të qetë të sigurt dhe prosperuar për të gjithë.

Ekspozita është vizituar nga numër i madh qytetarësh e veçanërisht nga fëmijë të etnive të ndryshme që jetojnë në komunën e Gjilanit.

Stacioni policor i Gjilanit ka planifikuar dhe është kujdesur mirë që kjo ngjarje domethënëse të kaloj pa as një incident, duke shtuar ndjenjën e sigurisë për të gjithë qytetarët e Komunës së Gjilanit thuhet në njoftimin e Ismet Hashanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.