Policia e Gjilanit e hapur për të gjithë, nxënësit tregohen kurreshtar për punën e tyre
Gjilan – Komanda e stacionit policor në Gjilan dhe njësitet e policisë së Kosovës për komunitete kanë pritur nxënësit e shkollave fillore “Thimi Mitko” dhe “Abaz Ajeti” në Gjilan. Remzi Azemi komandant i stacionit në Gjilan u ka shpjeguar atyre punën e përditshme që bënë policia për të siguruar të gjithë qytetarët e saj.
Gjatë pritjes së organizuar, komandanti i stacionit policor tê Gjilanit, Major Remzi Azemi, dhe udhëheqës tjerë të policisë, nxënësve fillimisht ju kanë dhënë informacione për punën dhe detyrat e policisë, veçanërisht u janë ofruar njohuri rreth punës së policisë në bashkësi.
Ata janë njoftuar edhe me ambientet ku policia zhvillon aktivitetet e çdo ditshme, edhe nxënësit kanë qenë tejet të interesuar dhe kanë bërë shumë pyetje që ndërlidhen me punën policore, si dhe sigurinë në komunën e Gjilanit veçanërisht nëpër shkolla./rajonipress/

