United Hospital

Policia e Gjilanit arreston një person që posedonte armë dhe narkotik

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Të enjtën rreth orës 03:05, policia e Kosovës njësitet patrulluese nga stacioni Policor i Gjilanit, gjersa ishin duke patrulluar në rrugën “Idriz Seferi” kishin vërejtur një veturë BMË ngjyre hiri me tabela 01 e cila ishte e parkuar në s`kaj të rrugës, në veturë kishin qenë dy persona, gjatë kontrollimit të personave në fjalë i dyshuari A.S. shqiptar shtetas i Kosovës kishte arritur të ik. Zyrtarët policor kanë filluar ndjekjen dhe pas pak kanë arritur ta ndalojnë, dhe arrestojnë në afërsi të Zjarrfikëseve, personin e dyshuar, dhe gjatë kontrollit detal i është gjetur një armë zjarri Pistoletë e markës ZORAKI M 906-B me tre fishekë të kalibrit 7.65 mm.

Gjatë hetimeve në vazhdim përmes veprimeve operative, sot rreth orës 08:00, Policia e Kosovës Njësitet Anti drogë kanë pranuar një informatë të besueshme se personi i cili është arrestuar në orët e hershme të mëngjesit për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll e pa autorizuar e armës”, mundë të ketë në posedim substancë narkotike. Me autorizim të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, Njësiti Anti drogë dhe Njësiti i hetimeve për Krime të Rënda në Gjilan të asistuar nga njësitet Patrulluese të Stacionit Policor kanë kontrolluar banesën e të dyshuarit në Rrugën “Idriz Seferi” këtu në Gjilan ku gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një qese me substancë narkotike të dyshuar Kokainë me peshë 1.7 gram e cila është sekuestruar në cilësi të provave materialë.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktëvendim të Prokurorit të shtetit i njëjti ndalet në mbajtje për 48 orë.

Uji Dea

Ai ngarkohet për dy veprat penale.
1:”Posedim i Paautorizuar i Narkotikeve te Rrezikshëm dhe Substancave Psikotropike neni 275” ,
2: “Mbajtje në pronësi, kontroll e pa autorizuar e armës”.

Rasti procedohet në PTHDKP në Gjilan për procedim të mëtutjeshëm njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.