United Hospital

Policia e Gjilanit arreston dy hajna profesionist

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Sipas policisë njëri nga të dyshimtit Sh.Q.(1988) ka hyrë në një shtëpi të pa banuar ku e ka pasur një çantë sportive me vete të cilën e ka hedhur. I dyshimti është ndalë nga policia, dhe gjatë kontrollit në çantën e tij janë gjetur: Një thikë Ushtarake, një Pajser i hekurit, dyshohet (për hapjen e dyerve me forcë), një palë dorëza të zeza, lëkure, një ‘Pfefer Sprey’ e markes ‘KO-FOG’, tri shishe Benzinë nga 1.5 litra, një Maskë e zezë për mbulimin e fytyrës.

Hetuesit e Policisë së Kosovës, stacioni Policor i Gjilanit Gjatë patrullimit sipas Planit Operativ për parandalimin e ‘Rasteve të Grabitjeve’ dhe preventimin e rasteve të vjedhjeve nëpër lokacione të ndryshme, me date 02.04.2015 rreth orës 00:50 në rrugën ‘Halim Orana’, në Gjilan, kanë vërejtur dy të dyshuar që ishin duke lëvizur me biçikleta.

Në momentin që i kanë parë policin të dyshuarit kanë devijuar rrugën me qëllim për tu shmangur ballafaqimit me policinë.

Njeri nga të dyshimtit Sh.Q.(1988) ka hyrë në një shtëpi të pa banuar ku e ka pasur një çantë sportive me vete të cilën e ka hedhur.

I dyshimti është ndalë nga policia, dhe gjatë kontrollit në çantën e tij janë gjetur:
1. Një thikë Ushtarake.
2. Një Pajser i hekurit, dyshohet (për hapjen e dyerve me forcë).
3. Një palë dorëza te zeza, lëkure.
4. Një ‘Pfefer Sprey’ e markes ‘KO-FOG’.
5. T ri shishe Benzinë nga 1.5 litra.
6. Një Maskë e zezë për mbulimin e fytyrës.

Kurse personi tjetër M. H. (1991) fillimisht ka arritur të shmanget duke mos i përfillur urdhrave e Policeve, por pas një kohe edhe i dyshimti i dytë është ndalë nga Policia, dhe gjatë kontrollit i është gjetur: një palë doreza të zeza dhe një maskë e zezë për mbulimin e fytyrës

ARKATANA

Të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e mbrojtësve të tyre. Sendet e gjetura janë konfiskuar, në cilësi të provave materiale.

Me vendim të prokurorit të shtetit të dy të dyshuarit ndalohen për 48 orë pasi që ekziston mundësia që kanë kryer ndonjë vepër penale, duke u bazuar në provat që janë gjetur tek të dyshuarit.

Rasti është duke u hetuar, nga njësitet hetuese të Policisë së Kosovës stacioni Policor në Gjilan.

Kohëve të fundit kemi pas disa raste të ‘Vjedhjeve’ dhe ‘Tentim Grabitjeve’, andaj i apelojmë të gjithë qytetarët që vërejnë persona të dyshimtë se lëvizin nëpër lagjet dhe vendbanimet e tyre menjëherë të lajmërojnë Policinë e Kosovës përmes numri 192, i cili është në disponim njëzet e katër orë pa ndërpre.

Policia e Kosovës ka hartuar plane të veçanta Operative me qëllim të parandalimit dhe preventimit, veçanërisht të vjedhjeve, në vazhdën e këtyre masave disa persona të dyshimtë veç janë arrestuar, dhe dërguar në Gjykatë ka thënë Ismet Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.