Policia e Gjilanit apelon për kujdes maksimal për shkak të mjegullës së dendur
Gjilan – Gjatë ditëve të fundit, rrugët magjistrale janë të mbuluara me mjegull të dendur, që shkakton vështirësi të theksuara në komunikacion, Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë vozitësit që maksimalisht të jenë të kujdesshëm gjatë drejtimit të automjeteve të tyre, të jenë të pajisur me përgatitje të nevojshme teknike si dhe ta përshtatin shpejtësinë e automjeteve konform kushteve të motit dhe të gjendjes së rrugëve në mënyrë që tu shmangen aksidenteve thotë Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan.
Një pasqyrë e tiketave dhe aksidenteve të raportuara në Policinë e Kosovës, Trafikun Rajonal të Gjilanit, gjatë javës së fundit.
Në periudhën kohore 02 dhjetori 2015 kemi të raportuar se janë shkaktuar gjithsejtë 18 (tetëmbëdhjetë) aksidente kryesisht me dëme materiale, 3 (tri) aksidente me lëndime si dhe janë shqiptuar gjithsejtë 703 (shtatëqind e tri) tiketa për kundërvajtje në komunikacioni rrugor nëpër rrugët rajonale dhe të qyteteve të rajonit të Gjilanit si: Gjilan, Kamenicë, Novobërdë, Viti, Kllokot, Parteshë dhe Ranillug tha Ismet Hashani.
Për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës, fatkeqësisht ka ndodhur një aksident i rëndë me fatalitet me 04 dhjetor 2015 në fshatin Hodonoc komuna Kamenicës me ç’rast një punëtor i cili ishte duke punuar skaj rrugës ka humbur jetën si pasoj e goditjes nga një makinë në lëvizje, shkaku i aksidentit besohet të ketë qenë mospërshtatja e shpejtësisë, kushteve të motit, errësirës si dhe gjendjes në rrugë.
Gjatë ditëve të fundit, rrugët magjistrale janë të mbuluara me mjegull të dendur, që shkakton vështirësi të theksuara në komunikacion, Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë vozitësit që maksimalisht të jenë të kujdesshëm gjatë drejtimit të automjeteve të tyre, të jenë të pajisur me përgatitje të nevojshme teknike si dhe ta përshtatin shpejtësinë e automjeteve konform kushteve të motit dhe të gjendjes së rrugëve në mynyrë që tu shmangen aksidenteve.
Njësitet e trafikut Rajonal i kanë shtuar patrollimet me qëllim preventivë që të mos kemi aksidente tha Hashani./rajonipress/


