Fundamenti

Policia e EULEX-it arreston tre persona të dyshuar për sulmet në Dobrosin

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Sot në mëngjes, policia e EULEX-it i ka arrestuar tre persona të dyshuar se janë pjesëtarë të një organizate terroriste, e cila e ka marrë përgjegjësinë për tri sulme mbi Policinë e Serbisë në Dobrosin, afër Pikë-kalimit 5 – Dheu i Bardhë.

Zyra për informim e EULEX-it njofton se dy persona dyshohet se kanë marrë pjesë në sulmin e fundit që ka ndodhur më 7 tetor 2012.

Sipas tyre ky operacion tashmë ka përfunduar dhe seanca për masën e paraburgimit pritet të mbahet të martën pasdite para gjyqtarit të EULEX-it nga Gjykata e Qarkut në Gjilan.

Hidromorava

Rasti është duke u ndjekur nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).

Ndërkaq në Gjykatëne Qarkut në Gjilan dhe në Prokurorinë e Qarkut askush nuk ka informacione për arrestimet e fundit të EULEX-it edhe pse arrestimet janë kryer në rajonin e tyre ./rajonipress/