Policia e Artanës prezanton raportin, Bajrush Ymeri i kënaqur me situatën e sigurisë

Gjilan – Komandanti i Stacionit të Policisë në Artanë togeri Shukri Aliu, të enjten ka paraqitur raportin e punës për vitin 2015. Në takim ishin prezent edhe eprorët e tij nga Gjilani, në krye me drejtoreshën e Policisë regjionale zonj.Elmina Mahmuti.
Raporti i prezantuar pasqyron punën një vjeçare të policisë së komunës sonë dhe mund të them që sipas prezantimit ne jemi të kënaqur me situatën e sigurisë në Komunë ka nënvizuar Bajrush Ymeeri nënkryetar i kësaj komune.
“Ne ju jemi mirënjohës dhe falënderues policisë, por natyrisht që falënderojmë edhe qytetarët tanë sepse ata janë më meritorët për këtë situatë të mirë që e kemi e që është shembull për tërë Kosovën. Me numrin e vogël të stafit, numrin e vogël të automjeteve që e kanë në dispozicion dhe me territor aq të zgjeruar me rreth 35 fshatra ata po bëjnë punën më të mirë të mundshme” ka shkruar Bajrush Ymeri.
Sipas tij këto janë vetëm disa nga sfidat me të cilat ballafaqohen policia në Artanë.”Personalisht jam angazhuar shumë edhe sa kam qenë në pozitën e Kryetarit të Komunës që policisë t`i ofrojë bashkëpunim dhe këtë bashkëpunim të mirë vazhdojmë ta kemi edhe sot e po ashtu edhe në të ardhmen. Edhe pse raporti përmbante një numër të vogël të rasteve të lehta ne së bashku u zotuam që gjatë këtij viti të angazhohemi edhe më shumë në mënyrë që raporti i ardhshëm të përmbajë edhe më pak raste” ka thënë Ymeri./rajonipress/