Uji Dea

Policia dhe prokuroria debatojnë rreth ndryshimit të Kodit në fushën e krimeve të urrejtjes

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Policia e Kosovës, bashkë me përfaqësues nga Prokuroria, kanë mbajtur një punëtori të organizuar dhe monitoruar nga seksioni për monitorim të Policisë së Kosovës, Misioni i OSBE-së në Kosovë, me temën “Prezantimi i ndryshimeve të reja të Kodit Penal në lidhje me dispozitat e krimeve të urrejtjes”.

Panelistët nga ana e Prokurorisë, në mënyrë të detajuar kanë elaboruar rreth ndryshimeve të fundit të Kodit penal në lidhje me dispozitat në fushën e krimeve të urrejtjes.

RCCOLA

Gjatë takimit u diskutuan përvojat e lëmisë përkatëse dhe interesimi nga ana e pjesëmarrësve, zyrtarëve policor, pjesëmarrës në debat ishte shumë aktiv.

Policia e Kosovës duke zbatuar ligjet e aplikueshme synon në krijimin e një ambienti të qetë dhe prosperues për të gjithë qytetarët e saj ka Ismet Hashani./rajonipress/