UBT

Policia dhe Komuna e Vitisë me plan kundër fishekzjarrëve

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Viti – Komuna e Vitisë së bashku me ekipin veprues për siguri në bashkësi në Viti ka ndërmarrë një fushatë vetëdijesimi kundër fishekzjarrëve. Fushata synon të vetëdijesoj fëmijët për rreziqet që paraqesin ato në fund të festave të fundvitit.

“Mjetet piroteknike janë të sanksionuara me ligj”. Kështu thuhet në njoftim të Komunës së Vitisë dhe Policisë në këtë qytet si fushatë vetëdijësuese kundër fishekzjarrëve.

Uji Dea

Fushata e nisur në prag të festave të fundvitit ka për synim të tërheq vëmendjen tek fëmijët për rreziqet që paraqesin fishekzjarrët. “Fishekzjarrët shkaktojnë viktima të shumta çdo vit. Në çdo fundvit dhjetarë qytetar përfundojnë në qendrën emergjente shkaku i lëndimeve nga përdorimi i mjeteve piroteknike. Viktimë të lëndimeve nga fishekzjarrët janë fëmijët tanë, respektivisht moshat nga 7-18 vjeç” thuhet në njoftimin publik.

Në fund të këtij apeli thuhet :”Festo me zemër, ruaje shëndetin, njehu i lumtur në familjen tuaj”./rajonipress/

Mund të ju interesoj: