Uji Dea

Policia dhe Komiteti Lokal i Sigurisë në Pogragjë bashkërendojnë veprimet kundër narkotikëve dhe zjarreve

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan, ka zhvilluar një takim koordinues me Komitetin Lokal për Siguri në Bashkësi (KLSP) të fshatit Pogragjë, me fokus forcimin e bashkëpunimit për parandalimin e abuzimit me narkotikë dhe mbrojtjen nga zjarret në ambientet e hapura.

Takimi u mbajt më 8 korrik 2026, në zyrën për kontakte me qytetarë në Pogragjë, dhe u udhëhoq nga koordinatori i Projekteve për Komunitet dhe Parandalim në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan, toger Fatos Latifi, së bashku me kryetarin e Komitetit Lokal për Siguri në Bashkësi, Avdil Islami.

Gjatë takimit u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në fshat, si dhe për koordinimin e aktiviteteve konkrete që synojnë rritjen e sigurisë dhe vetëdijesimit të qytetarëve.

Në qendër të diskutimeve ishte Plani i Veprimit “Stop drogave 2026”, përmes të cilit synohet ndërmarrja e masave parandaluese kundër përdorimit të narkotikëve, sensibilizimi i të rinjve dhe komunitetit për pasojat që sjell kjo dukuri, si dhe forcimi i rolit të familjes dhe institucioneve në luftimin e saj.

FIDANISHTJA

Po ashtu, u trajtua edhe projekti “Bashkësi e sigurt pa zjarre”, një iniciativë e përbashkët ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Komitetit Lokal për Siguri në Bashkësi të Pogragjës. Projekti synon ndërgjegjësimin e qytetarëve për parandalimin e zjarreve në hapësira të hapura, mbrojtjen e mjedisit, si dhe informimin mbi pasojat materiale, mjedisore dhe ligjore që shkaktohen nga zjarrvëniet e qëllimshme apo nga pakujdesia.

Nga Policia e Kosovës u vlerësua lart bashkëpunimi me Komitetin Lokal për Siguri në Bashkësi, duke theksuar se ky partneritet mbetet një mekanizëm i rëndësishëm për identifikimin dhe adresimin e sfidave të sigurisë në nivel lokal.

Në përfundim të takimit, të dyja palët ritheksuan përkushtimin për të vazhduar bashkëpunimin në funksion të krijimit të një mjedisi më të sigurt për qytetarët, duke zhvilluar aktivitete parandaluese dhe iniciativa që kontribuojnë në ruajtjen e rendit, sigurisë publike dhe mirëqenies së komunitetit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.