Policia dhe KFOR-i në shërbim të projekteve që ndikojnë në ngritjen e sigurisë

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Në takim është diskutuar në lidhje me koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta, vazhdimësinë e tyre me qëllim të ngritjes dhe promovimit të Këshillit Lokal për Siguri Publike si dhe realizimin e projekteve që kanë ndikim në ngritjen e sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve.

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Komunitetit të Stacionit Policor Gjilan në vazhdën e aktiviteteve të mbështetura nga Strategjia e Integruar e Policimit të drejtuar nga inteligjenca dhe policimit në bashkësi dhe plani i veprimit, me datën 27.09.2022 ka marr pjesë në një takim të përbashkët mes KFOR-it Turk me seli në Gjilan dhe Këshillin Lokal për Siguri Publike të lagjes “Avdullah Presheva” në Gjilan.

Në takim është diskutuar në lidhje me koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta, vazhdimësinë e tyre me qëllim të ngritjes dhe promovimit të Këshillit Lokal për Siguri Publike si dhe realizimin e projekteve që kanë ndikim në ngritjen e sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve.

Eco Higjiena

Komandanti i KFOR-it Turk për komunën e Gjilanit Kapiten Ergin Binkuyu në shenjë falënderimi dhe mirënjohje për punën dhe aktivitetet e KLSP-së së lagjes “Avdullah Presheva”, ku anëtar të këtij këshilli janë edhe zyrtarët policor në komunitet nga Stacioni Policor Gjilan, ka ndarë një letër falënderim për punën dhe angazhimin e këtij këshilli.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan është e përkushtuar për krijim të një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët thuhet në njoftimin e Ismet Hashanit./rajonipress/