RCCOLA

Policia dhe KFOR-i amerikan promovojnë sigurinë në sektorin e Lindjes

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Nënkolonel Shaban Azizi, Zëvendës Drejtor i Policisë Rajonale në Gjilan, ka pritur në takim Kolonel MABIS, Komandant i Brigadës shumëkombëshe Lindje KFOR-i Amerikan.

Në takim është diskutuar në lidhje me koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta, me qëllim të ngritjes dhe promovimit të sigurisë.

Komandanti i KFOR-it ka falënderuar Policinë e Kosovës për punën dhe angazhimin e krijimit të ambientit të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e rajonit tonë.

Uji Dea

Nga të pranishmit u tha se bashkëpunimi i faktorëve të sigurisë do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan është e përkushtuar për krijim e një ambienti të qetë dhe të sigurte për të gjithë qytetarët ka njoftuar Ismet Hashani./rajonipress/