GRANDEMALL

Policia dhe drejtoria e arsimit me strategji për sigurinë në shkollat e Gjilanit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Policia e Kosovës në takim me Drejtorin e Arsimit në Komunën e Gjilanit koordinohen në zbatim të Strategjisë “Policia e Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimi në Bashkësi”, konkretisht “Siguria nëpër shkolla”.

Të martën është mbajtur takimi mes stafit të Drejtorisë Rajonale të Policisë të udhëhequr nga Nënkolonel Shaban Azizi, Zëvendës Drejtor Rajonal i shoqëruar nga Major Alban Ramushi, Komandant i Stacionit Policor në Gjilan, Rreshtere Sahadete Sadiku, zyra e policimit ne komunitet dhe Toger Ismet Hashani, zyra Rajonale për marrëdhënie me publikun dhe Drejtorisë Komunale të Arsimit të komunës së Gjilanit.

Në këtë takim ishin të ftuar edhe Drejtorët e Shkollave të Mesme të ulëta dhe të larta të Gjilanit dhe këshillat e prindërve.

Në takim mori pjesë edhe drejtori i DKA Gjilan, Nazim Gagica.
Qëllimi i takimit ishte “Siguria në shkolla dhe ngritja e bashkëpunimit Polici- Institucionet komunale të arsimit”.

Nënkolonel Azizi, i njoftoj të pranishmit se Policia e Kosovës me staf, mirë të përgatitur është në zbatim e sipër të Strategjisë “Policia e Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimi në Bashkësi” në nivel nacional.

UBT

Policia e Kosovës në kuadër të kësaj strategjie me theks të veçantë është duke i kushtuar rëndësi të veçantë “Sigurisë nëpër shkolla”.

Policia e Kosovës bashkë me drejtorët e shkollave, arsimtarët, pedagog, këshillat e prindërve, Komitetet Lokale për siguri dhe mekanizmat tjerë të sigurisë do të punojnë në parandalimin e “huliganizmit, përdorimit të narkotikëve dhe vetive tjera devijante nëpër shkolla dhe rreth tyre”.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Gjilan dhe të pranishmit tjerë falënderuan Policinë e Kosovës për ndihmën që u afrohet në parandalim dhe luftim të rasteve delikuente dhe mbarëvajtjen e mësimit, ata theksuan se si rezultat i bashkëpunimit me Policinë e Kosovës, dhe falë angazhimit të oficerëve policor numri i rasteve kriminale nëpër shkollat e Gjilanit në tri vitet e fundit është dukshëm ma i vogël.

Policia e Kosovës është e përkushtuar që gjithmonë të jetë aty ku kërkohet ndihma jonë, për krijimin e një ambienti të qetë dhe prosperues për të gjithë ka njoftuar Ismet Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.