ARKATANA

Policia dënon qytetarët për mos zbatim të Vendimit të Qeverisë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Policia e Kosovës, gjatë zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet e Shëndetësisë si pasojë e pandemisë Covid 19, për periudhën kohore gjatë 24 të fundit të datës 04 Gusht 2020, në të gjitha shtatë komunat e rajonit të Gjilanit, kanë shqiptuar dyqind e tetëdhjetë e tetë forma (288) , (fletë paraqitje) për mos respektim të këtyre masave. Në Gjilan janë shqiptuar gjithsejtë njëqind e katërdhjet e shtatë (147) forma që u janë dorëzuar inspektorëve sanitar ose edhe janë shqiptuar direkt gjatë bashkëveprim me ta në terren.

Të gjithë këta persona janë takuar nga policia duke mos i përfill vendimin e qeverisë.
Rastet e evidentuara nëpër komunat e DR të policisë në Gjilan:
Nga Komuna e Gjilanit njëqind e katër dhjet e shtatë (147) fletë paraqitje, nga Komuna e Kamenicës njëzet e dy (22), nga Komuna e Vitisë gjashtëdhjetë (60), nga Komuna e Kllokotit trembëdhjetë (13) , Komuna Novobërdës dy (2), dhe nga njësitet e trafikut rajonal dhe njësitet tjera mbështetëse janë evidentuar katër dhjet e katër (44) raste.
Në pesë (5) raste të veçanta Policia e Kosovës po ashtu ka asistua inspektorët sanitar Komunal.

UBT

Policia e Kosovës i thërret dhe apelon te qytetarët që ti respektojnë me përpikëri masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë , ne dhe të gjitha institucionet e shtetit e kemi vetëm një qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë, në të kundërtën të gjithë ata që takohen duke mos i zbatuar këto masa ndaj tyre do të ndërmerren veprime të parapara me ligj thuhet nw njoftimin e Ismet Hashanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.