Policia dëgjon brengat e banorëve të Cërrnicës

Gjilan – Policia e Kosovës njësitet e policisë në komunitet dhe ato sektoriale kanë realizuar takim me Këshillin e sapo formuar Lokal për Siguri në Bashkësi ne fshatin Cernicë.

Takimi është realizuar ne shkollën fillore të fshatit, ku ky këshill i përbërë nga banorët e fshatit si dhe policët sektorial, në kuadër të strategjisë “Policimi në Komunitet” para qytetarëve është prezantuar roli dhe Funksionimi i KLSP-së si dhe adresimi i brengave të qytetarëve me qëllimin që së bashku të mundohemi për t`i zgjidhur ato.

Gjendja e sigurisë në fshat në mënyre unanime është vlerësuar e mirë. Janë diskutuar disa çështje të rëndësishme që mund të ndikojnë në përmirësimin e jetës dhe mirëqenies së qytetarëve. Në takim kanë marr pjesë edhe struktura të larta nga OSBE. Policia e Kosovës gjithmonë do të jetë në anën e qytetarëve të saj për sigurinë e tyre, si dhe të krijohet ambient i qetë e prosperues për të gjithë thuhet në njoftimin e policisë së Gjilanit./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).