UBT

Policia blen 600 mijë euro vetura për qen

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Policia e Kosovës do t’i shpenzojë hiç më pak se 600 mijë euro, për furnizim me qen dhe vetura që do t’i transportojnë këta të fundit.

Para pak ditësh zyra e prokurimit e Policisë, përmes një tenderi një burimor e ka përzgjedhur kompaninë kroate, si fituese të tenderit për furnizim me qen për nevoja të njëzizë policore “K9”, ku vlera e tenderit është 79 mijë e 800 euro.

Eco Higjiena

Ndërkaq fituesi i tenderit për furnizim me vetura që do t`i bartin qentë nuk është shpallur ende, per shkak të parregullsive të mëdha që janë shfaqur që nga fillimi i procesit të prokurimit e deri më tash, shkruan Zëri.

Policia e Kosovës ka shpenzuar rreth 80 mijë euro për të blerë qen. Po ashtu ka haput ofertat për blerjen e 20 veturave për bartje të qenve në vlerë prej mbi 500 mijë euro./Indeksonline/