Hidromorava

Policia bastisë disa kafiteri në Gjilan e Kllokot

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Të martën Njësia për Hetimin e Trafikimit me Njerëz nga shtabi qendror që veprojnë në Gjilan, kanë zhvilluar planin operativ “Maji 2018” me qëllim të parandalimit apo të identifikimit të ndonjë viktime potenciale të trafikimit. Me këtë rast janë bërë kontrollimi i lokaleve (kafeneve): “Trend” në fshatin Pozhoran, “Kalaja” në fshatin Kllokot, “Kometa” në magjistralja Gjilan – Ferizaj (në dalje të fshatit Livoç i ulët) dhe të “Adriatika” në magjistralen Gjilan – Kamenicë.

Në zbatimin e këtij plani kanë marr pjesë edhe zyrtar të institucioneve tjera si: Administratës Tatimore të Kosovës, Inspektorët e Punës dhe Inspektorët Komunal. Janë gjetur gjithsej 23 punëtore duke punuar në këto kafene, me qëllim të plotësimit të proceduarave dhe dhënies së mundësisë për tu deklaruar nëse ndonjëra nga to mund të jetë viktimë potenciale e trafikimit, janë intervistuar të gjitha, por nuk janë gjetur element të veprës penale, ndërsa pesë (5) punëtoreve që nuk kanë qenë shtetase të Republikës së Kosovës dhe nuk kanë poseduar leje qëndrimi, iu janë sekuestruar dokumentet e udhëtimit.

Mobi Casa

Për procedura të mëtutjeshme do të merret Polica e Kosovës, drejtoria e migrimit. Gjatë kontrollit në lokalin “Kalaja”, Njësitë të Policisë së Kosovës, për Reagim të Shpejt kanë hasur të dyshuarin shqiptar shtetas i Kosovës i cili ka poseduar një revole dhe të njëjtin e kanë shoqëruar në stacionin policor të Kllokotit, pas intervistimit lënda me procedurë të rregullt dërgohet në Gjykatë njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/