United Hospital

Policia bastis një shtëpi në Gjilan, sekuestron revole, marihuanë, dy peshore digjitale dhe 589 euro

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda në bashkëpunim me DHTN – Gjilan, me datë 10 tetor 2025, ka zbatuar urdhrin për kontroll të Prokurorit kujdestar, me ç’rast tek i dyshuari me inicialet L.H, janë gjetur dhe sekuestruar pasuri e specifikuar dhe atë, një revole e markës Zoraki 917 – T, tri vazo plastike (të improvizuara nga shishja e plastikës) me bimë të sapo mbjellë narkotike, një qese plastike me 39 gram marihuanë, një qese plastike me 23.6 gram kokainë, dy peshore digjitale, dy telefona të markës IPHON, një qantë e zezë krahu, bankënota 4 x 50 euro, 11 x 20 euro, 12 x 10 euro, 8 x 5 euro dhe disa monedha metalike – gjithsej 589.33 euro.

Nga ky operacion është arrestuar një (1) person, lidhur me dyshimin e kryerjes së veprave penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, nga neni 267 i Kodit Penal të Kosovës, veprën penale Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit, nga neni 272 i Kodit Penal të Kosovës dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, nga neni 366 i Kodit Penal të Kosovës.

Mobi Casa

I dyshuari, me vendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë dhe ndaj të cilit brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit njoftoi prokuroria e Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.