RCCOLA

Policia bastis disa lokale të natës në Rajonin e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Me këtë rast, janë kontrolluar dy lokale: “Rolex” në fshatin Bresalc, dhe “Adriatika” në magjistralen Gjilan-Kamenicë, që të dyja në komunën e Gjilanit. Në këto lokale, janë hasur dhe identifikuar duke punuar si këngëtare/valltare dhe instrumentalist gjashtëmbëdhjetë (16) persona. Prej tyre pesë (5) shtetase të Republikës së Shqipërisë, dhe njëmbëdhjetë (11) shtetas/e të Republikës së Kosovës. Gjatë legjitimimit te personave në lokalin “Adriatika”, tek një person shtetas i Republikës së Kosovës, është gjetur një armë e ftohtë- thikë, e cila është sekuestruar nga njësia reaguese e stacionit policor në Gjilan, të cilët edhe kanë proceduar tutje me rastin.

Bazuar në Strategjinë Nacionale Kundër Trafikimit dhe Planin e Veprimit 2015-2019, Planin dhe Objektivat, Policia e Kosovës njësitet kundër trafikimit me qenie njerëzore nga drejtoria e Përgjithshme, me qellim të luftimit të të gjitha formave të trafikimit me qenie njerëzore, me datë 23 tetor 2018 duke filluar nga ora 22:45, në mbështetje të NJSO-Prishtinë, Njësisë për Migrim dhe të Huaj, Inspektoret Komunal-Gjilan, ATK-së dhe Inspektorët e punës, kanë vazhduar me implementim të Planit Operativ “ Tetori 2018”.

Me këtë rast, janë kontrolluar dy lokale: “Rolex” në fshatin Bresalc, dhe “Adriatika” në magjistralen Gjilan-Kamenicë, që të dyja në komunën e Gjilanit. Në këto lokale, janë hasur dhe identifikuar duke punuar si këngëtare/valltare dhe instrumentalist gjashtëmbëdhjetë (16) persona. Prej tyre pesë (5) shtetase të Republikës së Shqipërisë, dhe njëmbëdhjetë (11) shtetas/e të Republikës së Kosovës. Gjatë legjitimimit te personave në lokalin “Adriatika”, tek një person shtetas i Republikës së Kosovës, është gjetur një armë e ftohtë- thikë, e cila është sekuestruar nga njësia reaguese e stacionit policor në Gjilan, të cilët edhe kanë proceduar tutje me rastin.

UBT

Inspektorët/zyrtarët e ATK-së, ndaj pronarëve të lokaleve për shkak të parregullsive dhe mosgatishmërisë për të prezantuar dokumentacionin e kërkuar, do të ndërmarrin masa adekuate konform ligjeve në fuqi.

Policia e Kosovës do të vazhdoj të jetë e pa kompromis me të gjithë ata në çfarë do formash bien në kundërshtim me normat dhe ligjet në fuqi thuhet në njoftimin e Ismet Hashanit./rajonipress/