United Hospital

Policia austriake kapë 21 kosovarë pa dokumente

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Bëhet fjalë për 21 shtetas kosovarë, prej të cilëve pesë gra në mes 29 dhe 46 vjeçe, katër vajza të moshës 2 deri 16 vjeçe, një fëmijë 2 vjeç dhe dy djem 17 vjeçarë
Fluksi i refugjatëve nga Kosova që pa dokumente valide po ua mësyjnë shteteve të perëndimit nuk ka të ndalur.

Mediet gjermane e austriake, duke iu referuar burimeve policore të vendeve përkatëse njoftojnë për grupe të reja të refugjatëve që policia i ka kapur në vendkalimet kufitare apo në linjat ndërkombëtare të trenave. Pas raportimeve në baza ditore nga Gjermania për zënien e grupeve të kosovarëve, sot vjen edhe një njoftim për një grup të tillë të zënë në Austri.

Bëhet fjalë për 21 shtetas kosovarë, prej të cilëve pesë gra në mes 29 dhe 46 vjeçe, katër vajza të moshës 2 deri 16 vjeçe, një fëmijë 2 vjeç dhe dy djem 17 vjeçarë. Pjesa tjetër e grupit përbëhet nga meshkuj në mes 20 dhe 46 vjeçarë, shkruan nachrichten.at.

Eco Higjiena

Krahas kosovarëve policia ka kapur edhe 7 sirianë.

Të gjithë, 28 personat janë arrestuar dhe janë dërguar në stacionin e policisë në Linz. Është konstatuar se që të gjithë (19 meshkuj dhe 9 femra) kanë qenë pa dokumente të rregullta.(Albinfo.ch)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.