Fundamenti

Policia arreston dy shqiptarë në Skifteraj e Radivojc

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në fshatin Skifteraj të Vitisë në bazë të urdhëresave të lëshuara nga gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekonicës në kohëzgjatje prej 23 ditësh.

KKVITI

Edhe në fshatin Radivojc të Vitisë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Viti është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekonicës në kohëzgjatje prej tetë ditësh./rajonipress/