United Hospital

Policia arreston dy shqiptar nga Lugina, konfiskohet kokainë, para dhe telefona

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Policia në Gjilan ka arrestuar dy të dyshuar për posedim të substancave narkotike. Me 19 gusht 2019 rreth orës 19:25, Policia e Kosovës njësitet, për reagim të shpejtë, nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës, gjatë punëve operative në teren, kanë ndaluar veturën e tipit Audi me targa BU, në të cilën veturë gjendeshin dy persona, që të dy shqiptar shtetas të Serbisë.

Me të filluar Kontrollimin, dhe legjitimimin e personave në veturë i dyshuari M. R. Drejtuesi i veturës ka ikur nga vendi i ngjarjes me vrap ku pas një distance është arritur të ndalet, edhe përkundër mos respektimit të urdhrave policor dhe rezistencës së vazhdueshme i dyshuari futet nën kontroll dhe arrestohet nga ana e policisë, në një nga bodrumet e një kompleksi banesor, në tentim për t`iu shmang arrestit nga polica e Kosovës.

Në afërsi të vendit të ndaljes është gjetur dhe konfiskuar një sasi e dyshuar e substancës narkotike që besohet të jetë e llojit Kokainë. Të dyshuarit janë sjell në stacionin policor këtu në Gjilan.

Mobi Casa

Substanca e dyshuar e llojit Kokainë ka peshuar 56.4 gram.Përveç substancës narkotike janë konfiskuar edhe 4 telefona celular, 90 Euro, 980 Dinar serb dhe një veturë e tipit Audi, si prova materiale për Gjykatë.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit. Të dyshuarit, janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës. Pas procedurave ligjore që të dy të dyshimtit ndalohen në mbajtje policore për 48 orë.

Rasti “Blerja ,posedimi shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, procedohet për hetime të mëtutjeshme te njësitet e specializuara anti drogë njoftoi Toger Ismet Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.