RCCOLA

Policia apelon shoferët që të respektojnë ligjin në trafik

/ 2 minuta lexim

Prishtinë – Nisur nga rrethanat e ndryshimit të motit në vendin tonë, në disa akse rrugore pjesërisht është vështirësuar qarkullimi i automjeteve si pasojë e të reshurave të borës . Bazuar në këto rrethana Policia e Kosovës me njësitet e saj ka marrë masa për përforcimin e shërbimeve të Policisë së Komunikacionit Rrugor në të gjitha akset rrugore.

Në akset rrugore janë caktuar Njësite Policore të Komunikacionit Rrugor të cilat do të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme për pajisjen e automjeteve me goma dimërore , zinxhirë për goma, si dhe për respektimin e normave të shpejtësisë së lejuar dhe përshtatja e kushteve të rrugës, gjithashtu edhe ndërmarrjen e masave preventive ndaj shoferëve të cilët janë të obliguar për përdorimin e dritave për ndriçimin e rrugës dhe dritat e mjegullës në rastet e zvogëlimit të dukshmërisë së rrugës.

KKGJILAN

Policia e Kosovës kërkon nga drejtuesit e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit rrugor, t’u përshtaten kushteve atmosferike si dhe të përdorin zinxhirët gjatë lëvizjes në akset rrugore ku bora dhe ngricat mund të janë të pranishme, e sidomos në orët e vona kur temperaturat mund te jenë të ulëta e të paraqiten ngrica.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të respektojnë dispozitat ligjore të lëmit të komunikacionit, pasi që këto norma janë vendosur për mbrojtjen e jetës së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.