FITORJA

Policia Apelon: Mos bini pre e premtimeve dhe lajthitjes

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Policia e Kosovës me shqetësim po i përcjell informacionet se këto ditë është në rritje e sipër largimi ilegal i pjesëtarëve të komuniteteve Rom, Ashkali, Egjiptas dhe të tjerëve drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Sipas Ismet Hashanit largimi i pjesëtarëve të këtyre komuniteteve që jetojnë në Kosovë nuk është rrugë e duhur për zgjidhjen e problemeve dhe krijimin e një mirëqenie dhe një jete ma të mirë sociale.

Qëllimi i grupeve kriminale që e organizojnë këtë dukuri padiskutueshëm është për përfitime personale të tyre përmes rrugëve të paligjshme.

Uji Dea

Kushdo çoftë nga Kosova që si individ apo edhe grup, ku do çoftë në shtetet e Evropës nuk ka mundësi që të fitoj të drejtën e azilit, dhe të gjithë ata me procedura të përshpejtuara do të kthehen mbrapa.

Policia e Kosovës apelon dhe i thërret grupet apo individë që mos të bien pre e premtimeve dhe futjes në lajthitje nga grupe të organizuara kriminale.

Andaj, në as një rrethanë mos bini pre e këtyre premtimeve të rrejshme sepse mënyra e migrimit ilegal është e paligjshme, bart rreziqe të pa parashikueshme për ata që marrin këto rrugë aspak të lehta dhe të pa sigurta për jetë, dhe padiskutueshëm edhe ma tepër na varfëron në aspektin ekonomik, gjersa mundësia e fitimit të statusit për azil është zero thuhet në komunikatën e policisë së Kosovës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.