Fundamenti

Policia: 22 huliganë protestues janë arrestuar – 19 zyrtarë policorë të lënduar

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Si vazhdimësi e informimit të opinionit të gjerë lidhur me protestën dhe mbarëvajtjen e saj, Policia e Kosovës informon se si pasojë e sjelljeve të dhunshme të një grupi të protestuesve janë lënduar 19 zyrtarë policor dhe 4 qytetarë, disa prej tyre që kanë qenë brenda në lokale, lëndime këto të pësuara po ashtu nga gjuajtja e gurëve nga ana e protestuesve të dhunshëm.

“Njësitet policore detyrimisht është dashur të intervenojnë për të vënë situatën nënkontroll, ku kanë arritur të shoqërojnë 22 protestues të dhunshëm për intervistim në stacionet policore, për të vazhduar më pastaj me procedurat e parapara ligjore.

Eco Higjiena

Po ashtu si pasojë e hedhjes së mjeteve të forta nga ana e protestuesve të dhunshëm, janë shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme në objektin e Qeverisë së RKS-se, si dhe në disa objekte/lokale biznesi.

Policia e Kosovës vazhdon ti siguroj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se do ti përmbushë objektivat e saja ligjore, duke ju ofruar siguri të gjithë qytetarëve, pronave të tyre private dhe atyre publike”, thuhet në komunikatë.