Polici vret bashkëjetuesen dhe më pas veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë, ku një agjent i policisë së burgjeve ka vrarë gruan me të cilën bashkëjetonte dhe më pas veten.
Burime policore zyrtare njoftojnë se viktimat janë efektivi Ali Likovaçi dhe shtetasja Mira Nikolli, të cilët banonin në zonën e Kombinatit në kryeqytet.
Sipas burimeve, për momentin nuk dihen motivet e sakta të vrasjes dhe vetëvrasjes që pasoi, por dyshohet që shkak të jenë bërë mosmarrëveshjet në çift dhe kushtet e vështira social-ekonomike.
Gjithësesi, do të jetë marrja në pyetje e të afërmve të dy viktimave që do të hedhë dritë mbi këtë ngjarje të rëndë të verifikuar në kryeqytet./Indeksonline/