UBT

Polici mashtrues akuzohet për 200 euro

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Prokuroria Publike Komunale në Gjilan ka ngritur propozim akuzën ndaj policit Fehmi Berati nga Kaqaniku , nën dyshimin se ka dëmtuar familjen e të ndjerit Nebih Berati , duke marrë nga Kadrush Rexhepi pronar i Banjës së Kllokotit 200 euro, gjoja në emër të ceremonisë së varrimit.

Prokuroria Publike Komunale në Gjilan ka ngritur propozim akuzën ndaj policit të Kosovës Berat Ahmeti nga fshati Kaqanik i Vjetër, për veprën penale “mashtrimi”.

Sipas akuzës që e ka ngritur prokurori Arben Ismajli , polici Ahmeti dyshohet se me datën 25 dhjetor 2011 me qëllim që vetit t`i sjellë dobi pasurore me anë të paraqitjes së rreme-mashtrimit, ka deklaruar se familjarët e të ndjerit Nebih Berati i cili ka vdekur në Banjën e Kllokotit pronë e Kadrush Rexhepit, e ka gjendjen e vështirë dhe nuk ka mjete as për ceremoninë e varrimit.

ARKATANA

I pandehuri sipas propozim akuzës nga i dëmtuari Kadrush Rexhepi ka marrë 200 euro në emër të shpenzimeve të varrimit, të cilat të holla nuk ia ka dhënë familjarëve të të ndjerit, ashtu që të dëmtuarit i ka shkaktuar dëm material në vlerë të 200 eurove.

Është interesant fakti se prokuroria pos deklaratave të të dëmtuarit, të pandehurit dhe të dëshmitarëve ka futur si prova edhe bisedat e bëra nëpërmjet facebookit dhe sms e fotokopjuara të të pandehurit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.