Fundamenti

Polici maqedonas që luftoi në Kumanovë, kërkon llogari nga Jankullovska: Tregoje të vërtetën!

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Dy muaj e gjysmë pas aksionit policor në Lagjen e Trimave në Kumanovë, vazhdojnë dilemat dhe pyetjet e shumta çka në të vërtet ndodhi më 9 maj. Këto dilema tanimë kanë filluar t’i ndajnë me opinionin edhe pjesëtarë të Policisë të cilët kanë qenë pjesë e këtij aksionit.

Duke mos zbuluar identitetin e tij, një pjesëtar i njësitit special ‘Tigrat’, përmes një letre ka bërë të ditur se ish-ministren e brendshme, Gordana Jankullovska, në mënyrë brutale e kanë larguar nga Spitali gjatë vizitës që ajo i kishte bërë pjesëtarëve të plagosur të Policisë dhe se pikërisht atë e konsiderojnë fajtore për bilancin e viktimave në Kumanovë.

“Pas çdo aksioni kemi bërë analizë çfarë ka ndodhur, por pas këtij në Kumanovë komandanti ynë Sllavço Petrushevski po hesht. Gojë ka, gjuhë nuk ka! Po presim diçka, nuk e dimë çka po presim. Para çdo aksioni përgatisnim plan, ndërsa para këtij në Kumanovë nuk kishte plan. Vetëm na mblodhën dhe na futën në aksion. Veçanërisht dhemb fakti se Jankullovska dokumentin e fundit që e ka firmosur si ministre, trajtohet si sekret shtetëror dhe ka të bëjë me shpërblimin e personave të njohur e panjohur në këtë aksion. Sekret është ky dokument, që mos të shihet çfarë fundërrinash janë shpërblyer me nga 10 mijë euro. Përveç këtij dokumenti, neve pjesëtarëve të forcave speciale ‘Tigrat’ na intereson edhe një dokument tjetër: Urdhri për aksionin në Kumanovë. Kush e ka firmosur dhe çka ka parashikuar në analizën e rrezikut!? Çfarë ka parashikuar e çfarë ka ndodhur? Për këtë duhet të përgjigjet para nesh dhe para opinionit. Tetë familje presin përgjigje. Bilanci tetë të vrarë, 37 të plagosur, pesë invalidë të përjetshëm. Edhe dy aksione të këtilla në regji të këtyre diletantëve dhe Maqedonia nuk do të ketë forca speciale”, shkruan pjesëtari i tigrave në letrën e tij anonime.

Aksioni në Kumanovë vazhdon të mbetet pezull: kush e organizoi dhe kush në të vërtet qëndron pas gjithë kësaj që ndodhi. Të premten për herë të parë rreth aksionit u prononcua edhe prokuroria publike e cila bëri të ditur se me asistencë ndërkombëtare, pas me shumë se dy muaj ka grumbulluar dëshmitë për rastin e konfliktit të Kumanovës që ndodhi më 9 dhe 10 maj në Lagjen e Trimave.

United Hospital

Sipas informatave jozyrtare, nuk përjashtohet mundësia që Prokuroria të nis edhe padi për persona konkret, që do të konsideroheshin për përgjegjës për mos parandalimin e asaj që ndodhi në Kumanovë.

Atë që deri tani e din opinioni i gjerë është se persona të Agjencisë së Inteligjencës kanë qenë në kontakt permanent me udhëheqësit e grupit të Kumanovës, por enigmë mbetet roli i tyre konkret në këtë rast.

Publikisht, të vetmit që nuk duan hetim të pavarur ndërkombëtar për Kumanovën janë ministri aktual i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov, i cili më 9 dhe 10 maj ka komanduar aksionin në Kumanovë, dhe shefi i tij Nikolla Gruevski. Në konfliktin e Kumanovës humbën jetën tetë policë dhe dhjetë pjesëtarë të grupit të armatosur, ndërsa mbetën të plagosur dhjetëra të tjerë. 30 prej grupit të armatosur u dorëzuan, ndërsa janë ngritur padi ndaj 33 personave. /Alsat-M/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.