HW

Polici austriak ia merr kosovarit 500 euro për “t`ia shpëtuar” lejen!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Por përveç policit, edhe kosovari do ta paguajë edhe një herë «mëkatin» e bërë. Ai sot në Gjykatën e Landit në Vjenë po përgjigjet për verpën penale korruptim.

Një polic austriak i ka futur në xhepin e vet 500 eurot e dënimit të cilin ja ka shqiptuar ngasësit kosovar të automjetit, pasi që e kishte kostatuar se ai po ngiste nën ndikimin e alkoolit.

Kosovari 34 vjeçar me profesion me qëndrim në Zvicër kishte pirë katër birra në një lokal në Austri dhe megjithatë kishte vendosur të ngiste veturën e tij.

Eco Higjiena

Polici që kishta ndaluar në rrugë e kishte kushtëzuar: ose t`ia jepte 500 euro «në dorë» ose patentshoferi i tij do të «fluturonte».

I ndodhur në këtë situatë, kosovari vendos të paguajë, por nuk merr asnjë dëshmi nga polici. Por polici në fjalë, pasi që ngjashëm kishte vepruar edhe në dy raste tjera, është duke u gjykuar për keqpërdorim të postit dhe për korruptim.

Mirëpo, kosovari duket se do ta paguajë edhe një herë «mëkatin» e bërë. Ai sot është gjendur në bankën e të akuzuarit në Gjykatën e Landit në Vjenë ku po përgjigjet për verën penale korruptim. Dhe këtë akuzë ai duhet ta durojë edhe përkundër faktit se vetëm dhjetë minuta pas pagesës së mitos, ai e kishte telefonuar policinë përmes thirrjes emergjente për të denoncuar rastin./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.