Fundamenti

Policëve u hiqet shtesa e rrezikshmërisë – Zeqiri: Mbi 90 për qind janë të pakënaqur me pagat e shkurtit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Pagat e muajit shkurt për Policinë e Kosovës kanë dalë pa shtesën e rrezikshmërisë, të cilën ata e kanë marrë që nga themelimi. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi dhe mllef te shumica e pjesëtarëve, ka thënë për Ekonomia Online, kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri.

Sipas kryesindikalistit Zeqiri, “më shumë se 90 për qind” e policëve janë të pakënaqur me pagën e muajit shkurt.

Sipas tij, vetëm një pjesë e vogël ka një ngritje të vogël të pagës, nga 20 deri në 90 euro, që ka ardhur kryesisht nga përvoja e punës së personit. Derisa te pjesa e stafit civil, ka edhe ulje të pagave.“Pas ekzekutimit të pagave, unë kam pasur shumë telefonata e takime fizike me kolegë dhe janë shumë të pakënaqur me atë se çfarë ka ndodhur. Arsyeja e parë është se pagat e muajit shkurt për Policinë e Kosovës kanë dalë pa shtesën e rrezikshmërisë, shtesë kjo që është pranuar që nga themelimi i policisë e deri më tani”, ka theksuar Zeqiri.

Mobi Casa

“Pakënaqësi kemi edhe te kategoritë, ku ka pasur zvogëlim të pagave ose që pagën e kanë marrë të njëjtë me pagën e janarit”.“Mund të them me plot përgjegjësi që kemi te një pjesë një ngritje të lehtë të pagës, krahasuar me pagën e janarit e që kjo vlerë e ngritjes është kryesisht nga përvoja e punës së personit. Përndryshe e them se me të gjithë ata që kam kontaktuar, më shumë se 90 për qind janë të pakënaqur me pagën e muajit shkurt. Rritja që e përmenda është nga 20 deri 90 euro, aty dikund”, u shpreh kryetari i Sindikatës së PK-së.

Ndonëse kanë qenë pjesë e draftimit të Ligjit, Zeqiri thotë se nuk janë marrë për bazë kërkesat e tyre.“Ne kemi qenë edhe në diskutim publik gjatë draftimit të Ligjit, dhe kërkesat tona kanë qenë që të kemi një pagesë për rrezikshmëri që ka qenë shumë e arsyeshme, jo ashtu siç ka mbetur. Po ashtu kërkesë e Sindikatës ka qenë të rriten shtesat, për orë jashtë orarit të punës dhe gjatë vikendit dhe festave, dhe që ndodhin këto për çdo ditë”.“Kjo që ndodhi me ekzekutimin e pagave, largimi i shtesave të rrezikshmërisë, e ka krijuar atë pakënaqësinë edhe mllefin jashtëzakonisht te pjesëtarët e Policisë së Kosovës, si dhe te pjesa e stafit civil të cilët nuk kanë rritje, por kanë edhe zbritje të pagës”, u shpreh ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.