ARKATANA

Policët serbë ia plaçkitin miliona euro diasporës

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Mbi 3 milionë euro mendohet të jetë shuma, të cilën autoritetet kufitare serbe ua kanë plaçkitur qytetarëve kosovarë brenda vetëm tremujorit të fundit. Kjo si pasojë e nisjes së një fushate plaçkitëse nga autoritetet serbe ndaj qytetarëve nga Kosova dhe të atyre kosovarëve të cilët jetojnë jashtë vendit.

5 deri në 10 euro janë tarifat të cilat serbët kanë nisur ta kërkojnë nga kosovarët pa kurrfarë arsyetimi në këmbim të lejimit për të kaluar kufirin. Sikur kjo plaçkë të mos mjaftonte kosovarët e dëmtuar i kanë rrëfyer “Zërit” se edhe trajtimi që po u bëhet është jashtë çdo norme etike dhe zyrtare.

HW

“Po na fyejnë, bërtasin dhe në fund po na plaçkitin”, i ka rrëfyer “Zërit” Arlind Imeri, i cili jeton në Zvicër por që ka ardhur me veturë në Kosovë për pushime. Për gjithë këtë problem dhe shqetësim të kosovarëve ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka zgjedhur heshtjen. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.